Ballina Bota

ARKEOLOGJI – Zbulohen monedhat e arta 1 100-vjeçare

TEL AVIV, 24 gusht /ATSH-DPA/ – Dy arkeologë vullnetarë zbuluan një amforë me monedhave të lashta të arta, ndërsa punonin në një vendgërmimi në Izrael, konfirmuan sot shkencëtarët.

“Vullnetarët gjetën 425 monedha ari të groposura rreth 1 100 vjet më parë”, njoftuan Liat Nadav-Ziv dhe Elie Haddad, shkencëtarë në Autoritetin e Antikiteteve të Izraelit (IAA).

“Monedhat ishin në gjendje të shkëlqyer, sikur të ishin groposur së fundmi”, theksuan shkencëtarët.

Robert Kool, një ekspert i monedhave në IAA, tha se monedhat ishin prej ari të pastër dhe peshonin 845 gramë në total.

Shumica e monedhave datojnë nga fundi i shekullit të IX-të, një kohë kur Kalifati abasid mbulonte territorin nga Persia në Afrikën e Veriut, me Bagdadin në qendër të tij./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Sfida Tirana – Crvena Zvezda, trajneri Egbo: Do të marrim rezultatin që na takon në fushë
Artikulli tjetërXHAKARTA – Bali nuk do të presë turistë të huaj para fundit të vitit 2020