Ballina Flash

Parashikimi i motit, 19 gusht 2020

TIRANË, 19 gusht /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e mërkurë moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale me diell.

Vranësirat do shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave duke nisur që nga orët e para të 24-orëshit. Nga orët e pasdites deri ato të mbrëmjes reshjet mbeten të përqendruara në zonën e verilindjes dhe më pas kemi ndërprerje të reshjeve në të gjithë territorin.

Lokalisht reshjet në kohë afatshkurtër do të jenë në formën e stuhive dhe rrebesheve shoqëruar me breshër e shkarkesa elektrike.

Era do të jetë me drejtim verilindje – veriperëndim 1-10m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me rrahje dhe hera herës intensive deri në 15-22m/s. Valëzimi i forcës në det do jetë 1-3 ballë.

          Temperaturat parashikohen: 

 QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 20/32 Re shi/diell
Kukës 17/28 Re shi/diell
Lezhë 19/31 Re shi/diell
Dibër 15/27 Re shi/diell
Durrës 21/31 Re shi/diell
Tiranë 12/32 Re shi/diell
Elbasan 19/32 Re shi/diell
Berat 18/34 Re shi/diell
Vlorë 20/30 Re shi/diell
Korcë 16/27 Re shi/diell
Gjirokastër 17/30 Re shi/diell
Sarandë 18/30 Re shi/diell

                  

                                     

                                            

                 

           

 

 

 

 

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – “Lufthansa” mund të pranojë ndihmë shtetërore nga jashtë 
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 19/8/2020