BERLIN, 18 gusht /ATSH-DPA/ – Linja ajrore gjermane “Lufthansa” mund të pranojë ndihmë shtetërore nga vendet e tjera, njoftoi sot Ministria e Financave.
“Fondi i Stabilizim Ekonomik (WSF), i krijuar nga Gjermania për të mbështetur kompanitë gjatë krizës së koronavirusit, e informoi Grupin “Lufthansa” se mund të pranojë angazhime financimi nga Austria, Zvicra dhe Belgjika”, konfirmoi Ministria.
“Qeveria federale e mirëpret shprehimisht këtë angazhim nga vendet e tjera. Në këtë mënyrë, masa e stabilizimit nga ajo tashmë mund të ulet ndjeshëm, pas më pak se dy muajsh, nga nëntë miliardë euro në gati shtatë miliardë euro”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë.
Lufthansa përfitoi një grant shpëtimi prej nëntë miliardë eurosh (11 miliardë dollarë) nga qeveria gjermane, që u miratua nga aksionerët në fund të qershorit, duke i siguruar mbijetesën tani për tani linjës ajrore./ /ervo/























