Ballina Bota

FOKUS – Kërkesat e Seehoferit dhe ofertat e Merkelit për migrantët

BERLIN, 2 korrik /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel është përfshirë në bisedime emergjente për të penguar ministrin e Brendshëm, Horst Seehofer të japë dorëheqjen për refuzimin e kthimit të emigrantët në kufirin gjerman.

Dorëheqja e Seehofer mund të sjellë fundin e një aleance konservatore të vjetër midis CSU-së së tij bavareze dhe CDU-së së Merkelit, duke humbur shumicën parlamentare.

Seehofer kërkon:

… të fillojë largimi i atyre migrantëve në kufirin gjerman, të cilët kanë regjistruar ose dorëzuar një ofertë azili në një vend tjetër të Bashkimit Europian.

… të hapë gjashtë qendra pritjeje për emigrantët pranë kufirit të Gjermanisë ku azilkërkuesit  të mbahen derisa aplikimet e tyre të përpunohen. Aplikuesit e suksesshëm do të rishpërndaheshin në të gjithë Gjermaninë, ndërsa ata të pasuksesshmit do të deportohen përsëri në vendet e tyre të origjinës.

Merkel ofron:

… politikat e BE-së, që ranë dakord në një samit të javës së kaluar që përfshin sigurimin e kufijve të jashtëm të bllokut, mbajtjen e emigrantëve në qendra të kontrolluara, të organizuara nga vendet e BE-së mbi baza vullnetare, ndërkohë që ofertat e tyre për azil janë në përpunim e sipër.

… që të merret me Greqinë dhe Spanjën për të kthyer emigrantët që janë regjistruar më parë atje.

… që të dërgojë policinë gjermane për të ndihmuar në forcimin e kufirit të jashtëm të BE në Bullgari deri në fund të gushtit, në mënyrë që të zvogëlohet numri i migrantëve që vijnë përmes zonës joSchengen./    /os/  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBruno Shllaku: Teatri i Ri i domosdoshëm, ky që kemi është stallë kuajsh
Artikulli tjetër“A vdiq ai?”, drama e çdo artisti që vlerësohet pasi ndahet nga jeta