Ballina Flash

19 vjet nga marrëveshja e Ohrit

PRISHTINË, 13 gusht/ATSH/- Sot mbushen 19 vjet që nga nënshkrimi Marrëveshjes Kornizë të Ohrit në mes shqiptarëve dhe maqedonasve për raporte të reja shoqëroro-politike dhe ndërtimin e mëtutjeshëm të shtetit.

Kjo marrëveshje u bë me asistimin e Bashkësisë Ndërkombëtare pas një konflikti të armatosur, i cili ndodhi në vitin 2001.

Kjo marrëveshje kornizë ndër të tjerash u nënshkrua me qëllim të promovimit të zhvillimit të qetë dhe harmonik të shoqërisë qytetare, duke respektuar njëkohësisht identitetin etnik dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

Kjo kontratë në mes dy popujve u nënshkrua nga kryetari i atëhershëm i Maqedonisë, Boris Trajkovski, kryeministri i atëhershëm, Lubço Georgievski, liderët e LSDM-së Branko Cërvenkovski, të PPD-së, Imer Imeri dhe ai i PDSH-së, Arbën Xhaferi.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 13/8/2020
Artikulli tjetërFOKUS – Lideri botëror i turizmit humbet 1,4 miliardë euro për shkak të COVID-19