BEJRUT, 10 gusht /ATSH-DPA/ – Ministri libanez i Shëndetësisë, Hamad Hassan tha sot se kryeministri Hassan Diab do të japë dorëheqjen, sipas medias lokale.
“Dorëheqja nuk është shpëtim nga përgjegjësia”, u citua ministri nga transmetuesi MTV.
Kryeministri Hassan Diab pritet t’i drejtohet popullit libanez në orën 19:30 me orën lokale.
Dorëheqja e tij do të thotë që e gjithë qeveria prej 20 anëtarësh do të shembet.
Qeveria ka qenë nën presion nga protestat gjatë fundjavës, ku mbeti i vrarë një polic dhe të paktën 250 të plagosur./ /ervo/




















