Ballina Bota

IZRAEL – ”Likud” i jep qeverisë së unitetit shansin e fundit

TEL AVIV, 10 gusht /ATSH-DPA/ – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha sot se  ishte i gatshëm t’i jepte qeverisë së tij unitetin me ish-rivalin Benny Gantz një tjetër shans për të shmangur zgjedhjet e katërta parlamentare në më pak se dy vjet.

Qeveria e unitetit është në prag të kolapsit, në mes të një zënkë për buxhetin e shtetit.

Netanyahu dhe Gantz, ministri i Mbrojtjes, brenda natës pranuan një propozim nga një ligjvënës i palës së tretë për të provuar dhe miratuar një projektligj që do t’u jepte atyre më shumë kohë për të aprovuar buxhetin.

Ligji izraelit përcakton se buxheti i shtetit duhet të kalohet brenda 100 ditëve nga betimi i një qeverie.

Projektligji, nëse miratohet nga Knesset (parlamenti) me 120 vende, do të sigurojë një zgjatje deri në nëntor duke lehtësuar kërcënimin e menjëhershëm të zgjedhjeve të parakohshme.

Netanyahu dhe Gantz gjithsesi janë në mosmarrëveshje.

Kreu i partisë së djathtë ”Likud” kërkon një buxhet për atë që ka mbetur nga viti 2020, ndërsa udhëheqësi i aleancës centriste ”Bardheblu” insiston në një projektbuxhet për vitin 2020 dhe një tjetër për 2021-in.

“Unë mendoj se duhet të bëjmë çdo përpjekje për të shmangur zgjedhjet”, tha Netanyahu.

Gantz gjithashtu foli kundër zgjedhjeve të parakohshme, duke thënë se kjo do të ishte e dëmshme për Izraelin./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdahet nga jeta Kosta Papanikolla, një nga pionierët e Cirkut shqiptar
Artikulli tjetërReagon zëdhënësi i Veliajt për lajmin e rremë: Ju ka ngel Ora në Turqi