Ballina Flash

COVID-19/Rregulla për pushime të sigurta

TIRANË, 10 gusht/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel qytetarëve dhe bizneseve të zbatojnë me korrektësi rregullat dhe protokollet për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Për një sezon turistik të sigurt, ekspertët e shëndetësisë kanë kërkuar respektimin e një sërë rregullash, të domosdoshme për të mos rrezikuar prekjen nga virusi.

“Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlongë dhe në çdo ambient. Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 metra. Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht maskë”

“Kujdes me përdorimin e ashensorit, respektoni distancimin dhe higjienën. Hapësira midis ndenjëseve dhe çadrave të pushuesve duhet jo më pak se 3.5 metra distancë.
Shmangni grumbullimet e çdo lloji. Shmangni ambientet e mbyllura, konsumoni ushqim në ambiente të hapura. Mos këmbeni aksesorët e plazhit me të tjerët. Ruani higjienën vetjake. Nëse keni temperaturë, mos u nisni për udhëtim dhe mos frekuentoni plazhin”, sugjerojnë ekspertët e Shëndetësisë. z.tosku/ /a.g//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHomazh”/ Vepra e Zef Skiroit, argument për përfshirjen në UNESCO të trashëgimisë së kulturës jomateriale arbëreshe
Artikulli tjetërRajonalizimi i fidanëve frutorë në Korçë/ Testohen 4 varietete italiane për eksport