Ballina Aktualitet

Egjipti, partner i rëndësishëm në rajonin e Mesdheut

TIRANË, 31 korrik/ATSH/-Presidenti Ilir Meta priti në takim ambasadorin e Republikës Arabe të Egjiptit, Sh.T.Z Mohamed Khalil, me rastin e përfundimit të mandatit të tij në Shqipëri.

Duke e falenderuar ambasadorin Khalil për punën e lavdërueshme që ka bërë për forcimin, në të gjitha aspektet, të marrëdhënieve shumë të mira historike që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Egjiptit, Kreu i Shtetit theksoi se ka ende potenciale të pashfrytëzuara për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona.

“Me Egjiptin kemi lidhje të veçanta historike e tradicionale dhe ne jemi krenarë për rolin e pazëvendësueshëm në formimin e shtetit të Egjiptit të shqiptarit të famshëm Mehmet Ali Pasha, si edhe për veprimtarinë e kontributin e patriotëve dhe atdhetarëve tanë të shquar të cilët krijuan në Egjipt vatrat e para të lëvizjes kombëtare shqiptare.

Shqipëria e konsideron Egjiptin një partner shumë të rëndësishëm në rajonin e Mesdheut dhe të Lindjes së Mesme, si dhe i kushton një rëndësi të madhe zgjerimit të marrëdhënieve në të gjitha fushat me interes reciprok.

Shqipëria mund të jetë një portë hyrëse e produkteve dhe investimeve egjiptiane drejt Ballkanit, dhe në këtë aspekt forcimi dhe konkretizimi i bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve tona është i mirëpritur”, – u shpreh Presidenti Meta. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19/ Shoqëritë e sigurimit, masa shtesë për përballimin e situatës
Artikulli tjetërPrimet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 39.62%