Ballina Flash

Parashikimi i motit, 26 korrik 2020

TIRANË, 26 korrik/ATSH/-Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se prej orëve të para të ditës së diel deri në mesditë parashikohen vranësira në pjesën qendrore dhe zonat malore.

Më tej, në të gjithë vendin do të mbizotërojë moti me diell e vranësira kalimtare. Përgjatë maleve në veri e qendër të vendit deri në mesditë, parashikohet shi me intensitet të ulët lokal. Kjo situatë, do të pasohet nga erë kryesisht veriperëndimore e lehtë ndërsa në bregdetin jugor mesatare. Valëzimi në dete i forcës 3 dhe 4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Vendet malore 15° deri 30°C

Vendet e ulëta 19° deri 33°C

Vendet bregdetare 20° deri 31°C

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLONDËR – Karantinë për shtetasit e kthyer nga Spanja
Artikulli tjetërSubjektet politike shqiptare në Malin e Zi, me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare