Ballina Aktualitet

Arabia Saudite mbështet Shqipërinë në synimin për ulësen e anëtarit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit

TIRANË, 25 korrik /ATSH – I. Vata/-Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Adel bin Ahmed Al-Jubeir.

Cakaj shprehet se “përtej domosdoshmërisë së ruajtjes së bashkëpunimit të vyer politik, vlerësuam nevojën për të punuar bashkërisht edhe më fort në nxitjen e investimeve dhe disa projekteve konkrete në fushën e infrastrukturës dhe ekonomisë”.

Po ashtu, Cakaj tha se nënvizuam rëndësinë që të vazhdojmë punën e mirë në një varg organizatash ndërkombëtare.

“Ne vlerësojmë mbështetjen e Mbretërisë së Arabisë Saudite për synimin e Shqipërisë që të marrë ulësen e anëtarit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit, për vitin 2022-2023”, shprehet ai. /j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAmnistia fiskale/ Mundësi për individët dhe biznesin e konsolidim i financave publike, PD: S’bëhet për emigrantët
Artikulli tjetërSOFT NEWS -Thyen rekordin e botës duke kënduar si Elvis Presley për 50 orë