Ballina Flash

SOFT NEWS – Flamingo… e zezë?!

ANKARA, 19 korrik /ATSH-AA/ – Në parkun kombëtar ”Sultan Sazligi”, në pjesën qendrore të Turqisë, i cili paraqet një habitat të rëndësishëm për shpendët shtegtarë, është shfaqur një flamingo e zezë, fenomen i rrallë në botë.

Drejtoria rajonale për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Parqeve Kombëtare në provincën Kayseri tha se ky rast është fryt i punimeve të Ministrisë së Bujqësisë dhe Pyjeve për ta kthyer parkun kombëtar në ditët e tij të lavdishme pasi, për shkaqe të ndryshme, ishte kthyer në stepë.

Flamingoja e zezë për herë të fundit në Turqi është vërejtur në Zonën e Zhvillimit të Botës së Kafshëve të Egra ”Akyatan-Tuzla” në Adana.

Flamingoja ka tërhequr interesim të madh te vizitorët./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPSIKOLOGJI – Inteligjenca artificiale zbulon sekretet e imagjinatës
Artikulli tjetërVIDEO/ Lajm dhe denoncim i rremë, ATSH sjell pamjet bruto nga Infektivi: Gruaja në terapi intensive