Ballina Bota

ITALI – Referendum për reduktimin e numrit të parlamentarëve

ROMË, 15 korrik /ATSH-AFP/ – Qeveria italiane vendosi më 20-21 shtator zhvillimin e një referendumi kombëtar për një reduktim të numrit të parlamentarëve dhe zgjedhjet në gjashtë rajone do të zhvillohen po në të njëjtën datë.

Ky referendum, i programuar fillimisht për më 29 mars, ashtu si dhe zgjedhjet rajonale, që ishin programuar për t’u zhvilluar në maj, u shtynë për shkak të pandemisë së COVID-19.

Deputetët italianë miratuan në tetor një reformë kushtetuese radikale duke reduktuar me rreth një të tretën numrin e parlamentarëve, një premtim zgjedhor i Lëvizjes Pesë Yjet (M5S, antisistem) qëllimi i të cilës është kursimi i 500 milionë eurove nga legjislatura.

Në kuadër të kësaj reforme, numri i deputetëve do të jetë nga 945 në 600.

Sot, Italia ka Parlamentin e dytë me numrin më të madh të deputetëve në Europë, pas Britanisë së Madhe me 1 400 deputetë dhe para Francës me 925 deputetë./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMaskat të detyrueshme në çdo ambient të mbyllur, gjobë 2 mijë lekë të reja për çdo thyerje të rregullit
Artikulli tjetër“Listat e hapura, hap përpara”/ Gjoni: Vota ime kategorikisht kundër marrëveshjes së 5 qershorit