Ballina Bota

BRUKSEL – Jurova: Dezinformimi armë e përdorur kundër BE-së

BRUKSEL, 13 korrik /ATSH-ANSA/ – Dezinformimi dhe manipulimi në internet është një nga çështjet më serioze me të cilat po përballemi tani, pasi ato janë armë që janë përdorur kundër Bashkimit Europian, deklaroi zëvendëspresidentja e Komisionit Europian, Vera Jurova.

”Vendet e BE-së duhet të bashkojnë forcat e tyre për të filluar masat që do të duhet ta bëjnë internetin më të sigurt”, theksoi ajo.

”Brenda fundit të vitit ne duhet të miratojmë Ligjin e Shërbimeve Digjitale dhe Planit të Veprimit mbi Demokracinë Europiane”, tha Jurova.

”Të gjitha këto me qëllimin për mbrojtjen sa më të mirë të zgjedhjeve kudo që zhvillohen”, deklaroi zëvendëspresidentja e Komisionit Europian, Vera Jurova./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVlora me qendër tërësisht të re dhe me standardet më të larta për shitjen e peshkut
Artikulli tjetërTrafikim narkotikësh dhe vrasje, OFL u dërgon formularin e vetëdeklarimit katër shtetasve