Ballina Bota

GJERMANI – “Lufthansa” shkurton 1 000 vende pune

FRANKFURT, 7 korrik /ATSH-DPA/ – Kompania ajrore “Lufthansa” njoftoi sot planet për të shkurtuar 1 000 nga 5 000 vendet e punës në administratën e saj, pasi transportuesi kryesor ajror gjerman po lufton për t’i mbijetuar krizës së COVID-19.

“Numri i vendeve ekzekutive në të gjithë “Lufthansa Group” do të zvogëlohet me 20%, i barabartë me 200 vende pune”, tha kompania.

Pas zvogëlimit të bordit ekzekutiv të kompanisë mëmë “Lufthansa”, korporata tani po planifikon veprime të ngjashme në filialet e saj, “Lufthansa Cargo AG”, “LSG Group” dhe “Lufthansa Aviation Training”.

Sipas llogaritjeve të kompanisë, ndikimi katastrofik i pandemisë së koronavirusit të ri në udhëtimet ajrore ka rezultuar në 22 000 pozicione me kohë të plotë në të gjithë Grupin “Lufthansa”, i cili ka rreth 138 000 të punësuar./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMjeku Meta rrëfen betejën me COVID-19: Mantelbardhët heronj të atij “ferri”, në sytë e tyre kishte vetëm shpresë
Artikulli tjetërLigji “Për tregjet e kapitalit”, Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin e Presidentit