Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 26/06/2018

PEKIN (Kinë) – Sekretari amerikan për Mbrojtjen, Jim Mattis mbërrin në Kinë për një vizitë treditore.

KINË – Kina organizon edicionin e parë të Forumit kino-afrikan për Mbrojtjen dhe Sigurinë.

HAGË (Holandë) – OIAC zhvillon një takim special që parashikon riforcimin e pushteteve me kërkesë të Londrës.

VATIKAN (Selia e Shenjtë) – Vizitë zyrtare e presidentit, Emmanuel Macron, i cili do të pritet nga papa Françesku.

LUKSEMBURG (Luksemburg) – Takim i ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së.

BERLIN (Gjermani) – Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez takohen në Berlin dhe zhvillojnë një konferencës shtypi disa ditë para një samiti europian vendimtar.

VJENË (Austri) – Publikohet raporti vjetor i OKB-së për drogat.

LONDËR (Britani e Madhe) – Kryeministrja britanike, Theresa May pret homologun grek, Aleksis Cipras.

BERLIN (Gjermani) – Takim i drejtuesve kryesorë të partive të koalicionionit në pushtet në Gjermani, në sfondin e tensioneve dhe zonës euro.

OVIEDO (Spanjë) – Kongresi botëror i Organizatës Botërore të turizmit mbi destinacionet turistike inteligjente.

RIGA (Letoni) – Vizitë e presidentit polak, Andrzej Duda në Letoni.

BERLIN (Gjermani) – Kancelarja gjermane, Angela Merkel pret presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk, disa ditë nga një samit europian vendimtar./ /ec/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e martë 26 qershor 2018
Artikulli tjetërNdërhyrja në autostradë, faza e pestë devijon trafikun tek Ura e Dajlanit