Ballina Flash

SOFT NEWS – Macja me… certifikatë falenderimi?!

TOKIO, 27 qershor /ATSH-DPA/ – Një mace shtëpiake është bërë ”një heroinë” në Japoni, sepse dha një kontribut të rëndësishëm në zbulimin e një njeriu që ishte rrëzuar, njoftoi sot stacioni televiziv japonez, NHK.

”Qyteti i Toyomas dhe pesë shpëtimtarë, këtë herë me dy këmbë, kanë shpërblyer felinin e patrembur me një certifikatë falenderimi”, thuhet në raport.

Një burrë i moshuar e kishte vënë re macen që dukej sikur kërkonte diçka drejt një kanali ujitës.

Kjo ngjalli kureshtjen e një qytetari tjetër, i cili duke ndjekur macen zbuloi një burrë të shtrirë, që qëndronte pa lëvizur në tokë.

”Katër banorë të tjerë e ndihmuan të ngrihej dhe panë se i moshuari ishte lënduar gjatp rrëzimit”, tha NHK./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Tokio me numrin më të madh të infeksioneve që nga përfundimi i emergjencës
Artikulli tjetërStavros, në një biznes familjar në kryeqytet që e ka përfituar “pagën e luftës”