Ballina Kulturë

Veliaj-Andreas: Jap garanci për ligjin e ri

TIRANË, 25 qershor/ATSH/-Aktorja Ema Andrea u shpreh pro ndërtimit të Teatrit të Ri ndërsa i kërkoi kryetarit të bashkisë garanci për projektligjin e ri.

“Unë e kam thënë. Do të doja ti përkisja brezit që po ndërton të ardhmen. Të vihet një gur sot, më pëlqen arktitektura e re, sfidat konteporane. Unë jam për një teatër të ri, për më tëper kur janë këto kushte por kush e mban këtë përgjegjësi, ku do të jetë garancia qoftë kjo institucionale”, tha ajo. Në përgjigje të saj, Veliaj e konsideroi shans historik  këtë mundësi për ndërtimin e teatrit ndërsa e konsideroi përgjegjësi marrjen apo jo të vendimeve pasi sipas tij, të dyja kanë përgjegjësi ligjore.

“Garancia është kjo. Ligji thotë është në fazë konsultimi: të caktojmë si për çdo oferte  kur vjen një oferte tillë caktohet trupa negociuese. Qeveria thotë se meqë bashkia e ka në dore sot ta shkruajmë sot në ligj, që një përfaqësi artistesh dinjitozë, të jetë pjesë e kësaj dhe kjo të shkruhet në ligj. Ligjit thotë që autorizohet ky grup që të negociojnë. Ky ligj nuk është fundor por palë negociuese. Jam i bindur që procesi i Teatrit të Ri do të prodhojë nevojën për përgjegjësi e marrjes ose jo të vendimeve”, sqaroi Veliaj.

Ai shprehu gadishmërinë e tij për të pranuar kushtet që ndërtimi i Teatrit të Ri Kombëtar të jetë pa kullë.

z,tosku/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVetingu, konfirmohet në detyrë gjyqtarja e Apelit të Vlorës
Artikulli tjetërHaradinaj: Të japim maksimumin, për të kthyer besimin në institucionet e vendit