Ballina Kryesore

Los Cafeteros shuajnë shpresat e Polonisë

KAZAN, 24 qershor /ATSH/ – Skuadra e Kolumbisë, me pseudonimin tashmë të njohur ”Los Cafeteros” (punëtorët e plantacioneve të kafesë) i dhanë sot një leksion futbolli Polonisë duke fituar me rezultatin 3-0.

Pjesa e parë u mbyll 1-0 me gol të Mina (40′). Në pjesën e dytë shënuan edhe Falcao (70′) dhe Cuadrado (75′)

Ndeshja ishte e vlefshme për grupin H.

Kolumbia ngjitet kështu në vendin e tretë me tri pikë, pas Japonisë dhe Senegalit.

Polonia është ekipi i parë europian që i jep lamtumirën këtij botërori./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPas Rita Orës dhe Ermal Metës, Tirana pret nesër magjinë e muzikës klasike ruse
Artikulli tjetërGati projekti Milot-Balldren, pjesë e programit “1 Miliard për Rindërtim”