Ballina SPORT

Fillojnë ndeshjet e fundit në grupe

MOSKË, 24 qershor /ATSH-AA/ – Kampionati Botëror Rusi 2018 të hënën do të vazhdojë me katër ndeshje të tjera.

Në Botëror do të luhen nesër katër ndeshje në grupet A dhe B.

Në grupin A, në orën 16:00 do të përballen Uruguaj-Rusi dhe Arabia Saudite-Egjipt.

Ndeshja Uruguaj-Rusi do të zhvillohet në Samara Arena, ndërsa ajo mes Arabisë Saudite dhe Egjiptit në Volgograd Arena.

Në këtë grup Uruguaji dhe Rusia tashmë kanë siguruar kualifikimin në mesin 16 ekipeve më të mira.

Ndërsa në grupin B, Spanja me Marokun do të përballen në Stadiumin Kaliningrad, si dhe Irani me Portugalinë në Mordovia Arena.

Të dy ndeshjet do të zhvillohen në orën 20:00.

Në këtë grup Spanja dhe Portugalia kanë nga katër, ndërsa Irani ka tri pikë./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Më në fund sauditet fillojnë të ngasin… makinat!
Artikulli tjetërSenegali dhe Japonia ndahen në paqe