Ballina Flash

FUTBOLL – Franca hap stadiumet për tifozët

PARIS, 22 qershor /ATSH-AA/ – Në Francë është vendosur që nga 11 korriku të pranohen gradualisht tifozët në stadiumet në të gjithë vendin.

Qeveria e Francës njoftoi se ndalesa e vendosur për praninë e tifozëve në stadiume për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) do të hiqet gradualisht duke filluar nga 11 korriku.

Në fazën e parë ndeshjet në stadiume mund të ndiqen nga maksimalisht 5 000 tifozë.

Ndërsa në mesin e muajit korrik do të vendoset nëse do të pranohen apo jo tifozë në Ligën 1 të Francës (Ligue 1) e cila sezonin 2021-2022 do ta fillojë më 23 gusht.

Në Francë sezoni 2019-2020 ka përfunduar për shkak të COVID-19 ku kampion u shpall ekipi lider i Ligës 1, Paris Saint-Germain (PSG).  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVJENË – Bisedime SHBA-Rusi për kontrollin e armëve
Artikulli tjetërGJERMANI – Maas: Nëse tejkalojmë ndarjet e vjetra, BE del më e fortë nga kriza