Ballina SPORT

Ëndrra e Meksikës vazhdon…

TIRANË, 23 qershor/ATSH-ANSA/ Meksika fiton ndaj Koresë së Jugut me rezultatin final 2-1 në një takim të grupit F të Kupës së Botës në Rusi, luajtur në Rostov. Golave të Vela me 11-metërsh në 26’ dhe Chicharito në të 66’, iu përgjigj Son në minutën e 3-të shtesë të kohës së rregullt. Kështu Meksika kryeson me 6 pikë të plota Grupin F dhe pret e qetë ndeshjen kryesore të mbrëmjes, atë mes Gjermanisë dhe Suedisë. /r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSmile Albania/ Nga 1 janari deri në 20 qershor, 13 mijë turistë në portin e Sarandës
Artikulli tjetërTransformim rrënjësor i infrastrukturës rrugore ne Vlorë