Smile Albania/ Nga 1 janari deri në 20 qershor, 13 mijë turistë në portin e Sarandës

TIRANË, 23 qershor/ATSH/ – Nga 1 korriku në portin e Sarandës, ashtu si në aeroportin e Rinasit dhe çdo pikë hyrjeje në Shqipëri, ekipet “SMILE ALBANIA” do t’u urojnë turistëve mirëseardhjen me fletëpalosje mirëseardhjeje e informacionesh të nevojshme.

Kryeministri Edi Rama ka postuar në “Facebook” një video ku shfaqen të rinjtë që kanë zgjedhur të jenë pjesë e projektit “Smile Albania”, që janë pozicionuar në portin e Sarandës, duke u uruar mirëseardhjen turistëve.

Ky është një projekt i Ministrisë së Turizmit për promovimin e vendit. Nga 1 janari deri në 20 qershor ka një rritje prej 5 mijë turistësh vetëm në portin e Sarandës. Janë pritur gjithsej 113 mijë turistë. Po flitet për zgjerimin e kalatës së portit, për të ankoruar minimalisht një kroçerë të madhe. /e.caushi/

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155905184706523/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.