BEOGRAD, 21 qershor /ATSH-DPA/ – Filluan sot zgjedhje parlamentare, të shënuara nga një bojkot i pjesshëm nga opozita dhe një vonesë dymujore për shkak të pandemisë Covid-19.
Partia Progresive e presidentit Aleksandar Vuçiç, pritet të fitojë afërisisht 60% të votave.
Partnerët e tij të koalicionit, socialistët e ministrit të Jashtëm, Ivica Daçiç (SPS), pritet të vijojnë me rreth 12%.
Blloku më i madh i opozitës ka thënë se do të bojkotojë votimet për të tërhequr vëmendjen ndërkombëtare mbi manipulimin dramatik, sipas tyre, që Vuçiç i ka bërë medias në favor të partisë së tij.
Një pjesë e opozitës u shkëput nga bojkoti, pasi pragu për të futur në parlament ka ndryshuar nga 5 në 3%.
Votimet u caktuan fillimisht për më 19 prill, por u pezulluan për shkak të Covid-19.
Rreth 6,7 milionë qytetarë kanë të drejtë vote.
Votimi përfundon në orën lokale 20:00 (18:00 GMT)./ a.jor.












