UASHINGTON, 17 qershor /ATSH-AFP/- SHBA beson se ka ardhur koha për të rishikuar Organizatën Botërore të Tregtisë, rezolutat e së cilës për tarifat doganore janë vjetëruar, deklaroi sot Përfaqësuesi amerikan i Tregtisë, Robert Lighthizer, në një fjalim të përgatitur për dëgjim para Dhomës së Përfaqësuesve.
“Sot, rezolutat tarifore në fuqi janë të vjetruara dhe nuk pasqyrojnë më zgjedhjet e politikave të vendeve anëtare dhe kushtet ekonomike të anëtarëve”, tha Lighthizer.
“Si rezultat, shumë vende me ekonomi të mëdha të zhvilluara mbajnë tarifa shumë të larta, shumë më të larta se ato të aplikuara nga SHBA-ja”, shtoi ai.
Administrata Trump synon të garantojë që tarifat të pasqyrojnë realitetet aktuale ekonomike, me qëllim mbrojtjen e eksportuesve dhe punëtorëve amerikanë./ /ervo/






















