Ballina Flash

FOTO/ Qendër e re multifunksionale pranë banesave për qytetarët e Patosit

TIRANË, 17 qershor/ATSH/ Mijëra banorë të Sheqishtes dhe gjithë njësisë administrative Zharrëz kanë tanimë një qendër shëndetësore tërësisht të re, kopsht si dhe qendër shumëfunksionale fare pranë banesave të tyre.

Bashkia e Patosit ka informuar se kanë përfunduar punimet e kësaj qendre multifunksionale ku banorët do të përfitojnë shërbime të ndryshme.

Ndërtimi i këtyre ambienteve të reja në një godinë dykatëshe në Sheqishte, vjen në sajë të një donacioni nga Programi i Ndihmave Humanitare të Komandës së Ushtrisë Amerikane për Europën, nëpërmjet Zyrës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes në Ambasadën amerikane në Tiranë, në bashkëpunim me bashkinë Patos, e cila i ka drejtuar kësaj agjencie kohë më parë kërkesën për mbështetje financiare.

Falë këtij investimi banorët do të kenë më afër shërbimin parësor shëndetësor, kopshtin për fëmijët e tyre, dhe shërbime të tjera që do të mundësohen për zonën në qendrën multifunksionale. Punimet e kësaj qendre kanë nisur në 2019.

z.tosku//a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVetëdeklarimi i burimeve të pasurisë/ OFL u dërgon formularin 5 personave të dënuar për vepra të rënda penale
Artikulli tjetërKPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Apelit, Edlira Petri