Ballina Ekonomi

Këmbimi valutor- Euro vijon rimëkëmbjen

TIRANË, 23 qershor /ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor vendas, monedha përbashkët europiane, euro po vijon të forcojë pozitat gradualisht në këmbim me lekun, duke fituar çdo ditë nga 0.1 lekë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë këtë fund javë (e shtunë) euro ndodhet në kuotën e 126.09 lekëve, ndërsa dollari amerikan ka humbur 1.32 lekë duke u këmbyer me 108.11 lekë. Krahasuar me vlerën e këmbimit në fillim të kësaj jave, që prej së hënës euro e mbyll këtë javë me një rritje prej 0.4 lekësh.

Në rritje të lehtë krahasuar me ditën e djeshme është edhe vlera e paundit britanik, i cili ka fituar 0.4 lekë. Paundi britanik këmbehet sot me 143.87 lekë, ndryshe nga franga zvicerane që ka humbur 0.43 lekë dhe këmbehet me 109.30 lekë.

Aktorët e tregut shprehen se trendi i tregut valutor vendas reflekton ecunë në bursat ndërkombëtare.

Sipas tyre, ndërhyrja e BSH-së për të frenuar rënien e euros në këmbim me lekun, e ka orjentuar tashmë tregun drejt dinamikës së stabilitetit që për momentin kushtëzohet nga faktorët sezonal (turizmi) që dobëson disi pozitat e euros me lekun.

Banka e Shqipërisë zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit.

Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor. Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë.

Pa cenuar regjimin e një kursi të këmbimit të lirë, Banka e Shqipërisë mund të kryejë veprime në tregun valutor me objektiv përshtatjen e kursit të këmbimit me nivelin e përcaktuar nga faktorët bazë makroekonomike, shmangien e çrregullimeve dhe rritjen ose uljen e rezervës valutore.

Banka e Shqipërisë llogarit dhe publikon kursin zyrtar të këmbimit. Ky kurs është një nivel referencë (i vetëm), i cili mund të përdoret nga të interesuarit për qëllime tregtuese, vlerësuese, krahasuese dhe statistikore.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 108.11 -1.32
Euro EUR 126.09 +0.01
Poundi Britanik GBP 143.87 +0.40
Franga Zvicerane CHF 109.30 -0.43
Jeni Japonez (100) JPY 98.17 -0.96
Dollari Australian AUD 80.35 -0.20
Dollari Kanadez CAD 81.48 -0.66
Korona Suedeze SEK 12.23 -0.01
Korona Norvegjeze NOK 13.37 0.00
Korona Daneze DKK 16.92 0.00
SDR SDR 152.03 -2.03
Ari(OZ 1) XAU 137287.81 -879.60
Argjend(OZ 1) XAG 1776.25 -0.24
Juani Kinez (onshore) CNY 16.65 -0.19
Juani Kinez (offshore) CNH 16.64 -0.18
Lira Turke TRY 22.95 -0.06

e.xh/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZVICËR – OKB: SHBA të reformojë politikën migratore
Artikulli tjetërLëv: Shpirt reagimi pas humbjes me Meksikën