Ballina Bota

GREQI – Ulet 91% fluksi i migracionit

ATHINË, 9 qershor /ATSH-ANA/ – Fluksi i migracionit u ul me 91% në maj krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas një njoftimi të Ministrisë greke të Migracionit dhe Azilit.

Në katër ishuj, Chios, Samos, Leros, Kos, nuk pati asnjë mbërritje në maj.

Në lidhje me transferimet e azilkërkuesve në kontinent, ministria raportoi se që nga fillimi i vitit janë zhvendosur 13 728 prej tyre, ndërsa numri i migrantëve në qendrat e pritjes dhe identifikimit është ulur me 16,1% dhe numri i përgjithshëm i rezidentëve në ishuj ka rënë me 14,17%.

Gjithashtu, janë kryer 13 nisje vullnetare përmes IOM-it, ndërsa marrëveshja BE-Turqi për ripranimin e personave pa leje qëndrimi, është pezulluar përkohësisht për arsye të shëndetit publik.

Në maj, janë lëshuar 6 264 vendime për shkallën e parë për azil dhe janë ekzaminuar 2 030 ankesa.

Kërkesat për azil janë ulur në 99 936 nga 105 501 në prill dhe nga 126 181 në janar 2020./ /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Dy punëtorë turq shkarkohen nga puna pasi ngatërruan bustin e… Ertugrulit!
Artikulli tjetër“Çështjet që na takojnë duhet t’i zgjidhim vetë nëse jemi seriozë”/ Nuk mundet më të bëjmë dialog dhe marrëveshje në ambasadë