Ballina SPORT

FIFA: Arbitri nuk ia kërkoi bluzën Ronaldos

MOSKË, 22 qershor /ATSH-ANSA/ – FIFA përgënjeshtroi akuzat e lojtarit të Marokut, Nordin Amrabat, sipas të cilit, gjatë ndeshjes me Portugalinë, arbitri amerikan, Mark Geiger i kishte kërkuar Ronaldos bluzën si shenjë dhurate

”Geiger i hodhi poshtë kategorikisht deklaratat e Amrabat duke thënë se nuk kishte patur kurrë një kërkesë të tillë nga ana e tij”, tha FIFA me anë të një deklarate.

“Arbitrat e FIFA-s i përmbahen një rregulloreje të ashpër lidhur me marrëdhëniet me skuadrat gjatë një ndeshjeje. Geiger është sjellë në mënyrë shembullore”, shtoi ajo./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHartimi i guidave, takim i partnerëve SUPAIR në portin e Pireut
Artikulli tjetërPARIS – Airbus: Rishikim i investimeve në BM pas Brexit