Ballina Flash

Provimet e Maturës Shtetërore në Gjirokastër sipas protokollit kundër COVID-19

TIRANË, 8 qershor/ATSH/ Prefekti i qarkut të Gjirokastrës, Astrit Aliaj ndoqi sot nga afër zhvillimin e provimit të parë të Maturës Shtetërore 2020, në shkollat e mesme “Siri Shapllo” dhe “Asim Zeneli”, Gjirokastër.

Në kuadër të situatës së krijuar, provimet e Maturës Shtetërore, këtë vit po zhvillohen nën masa të rrepta antiCOVID, duke pasur si prioritet thelbёsor mbrojtjen e shёndetit tё maturantёve dhe respektimin e protokollit tё pёrcaktuar nga Ministria e Shёndetёsisё dhe Mbrojtjes Sociale.

Prefekti shprehu mirënjohje për çdo nxënës, prindër dhe mësues për përballimin me sukses në mbylljen e këtij viti shkollor jo pak të vështirë.

Ai theksoi rëndësinë e kujdesit që maturantët duhet të tregojnë gjatë hapave të jetës në mënyrë që të zgjedhin gjithmonë të mirën e të bëhen njerëz që i shërbejnë shoqërisë dhe vendit.

Drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore Gjirokastër-Libohovë-Dropull, Albana Hasanaj shprehu urimet për të gjithë maturantët në provimet e Maturës Shtetërore.

Ajo tha se falë angazhimit maksimal të ZVA Gjirokastër në bashkëpunim me drejtoritë e shkollave po ofrohen kushte optimale që nxënësit të shfaqin më të mirën në këto provime.

/m.m/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProgrami i Mentorshipit Parlamentar/ Të rinjtë asistojnë deputetët, ide të reja në vendimmarrje
Artikulli tjetërKursi i këmbimit/ Valutat forcojnë pozitat në raport me lekun