Ballina Bota

MALTË – Qeveria lejon zbarkimin e rreth 400 migrantëve

ROMË, 7 qershor /ATSH-DPA/ – Rreth 425 migrantë u lejuan të zbarkonin nga disa anije të ankoruara në brigjet e Maltës, njoftoi qeveria.

Pasi u vunë nën presion, kombi ishullor i BE-së në Mesdhe lejoi migrantët të hynin në port.

Qeveria pranoi se situata ishte bërë shumë e vështirë dhe në bord të anijës kishin filluar trazira.

Raportet njoftuan se migrantët në bordin e anijes “Europa II” ishin rebeluar kundër ekuipazhit.

Megjithatë, edhe pse qeveria malteze lejoji hyrjen e migrantëve, kritikoi anëtarët e Bashkimit Europian lidhur me zhvendosjen e disa prej migrantëve nga Malta./ /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Gratë, Paqja dhe Siguria”/ Programi ndihmon bletërritëset të prodhojnë mjaltë bio
Artikulli tjetërMeta vlerëson Famullinë e Shën Mhillit Laç me Dekoratën “Nënë Tereza”