Ballina Flash

Qeveria Hoti miraton programin për vitet 2020-2023

PRISHTINE, 5 qershor /ATSH/ Dy ditë pasi mori besimin e deputetëve, Qeveria Hoti në mbledhjen e së premtes ka miratuar programin qeverisës për vitet 2020-2023.

Kryeministri, Avdullah Hoti duke arsyetuar këtë program tha se në planin afatshkurtër përfshinë rimëkëmbjen ekonomike, luftën ndaj pandemisë, luftimin e korrupsionit dhe përmbylljen e dialogun me Serbinë në kufijtë ekzistues.

Ndërsa, vartësi i Hotit, zëvendëskryeministri Besnik Tahiri tha se në kuadër të programit qeverisës është pako e reformave shtetërore, ku sipas tij, hyn edhe Ligji për Qeverinë.

Krahas këtyre, në mbledhjen e dytë të ekzekutivit, zëvendësja e katërt e kryeministrit Hoti, Albulena Balaj-Halimaj tha se primare duhet të jetë edhe reformat pensionale.

Për shteti e së drejtës foli zëvendëskryeministri tjetër, Driton Selmanaj, por e cila tha se nuk është e qartë ende se a do të bëhet procesi i vetingut në drejtësi, apo jo.

Para votimit të programit qeverisës folën edhe disa prej ministrave të kabinetit Hoti, të cilët sipas dikastereve tyre potencuan prioritetet e tyre. /KosovaPres/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – Pandemia e Covid-19 nën kontroll
Artikulli tjetërFOTO/ Rikonstruksioni i shatërvanit në Korçë, kënd i ri rekreativ për pushuesit në parkun “Rinia”