Ballina Flash

FUTBOLL – GACP kërkon të blejë klubin e Romës

ROME, 5 qershor /ATSH-ANSA/ – Mund të konfirmoj që Roma është një nga shumë klubet që ne kemi ekzaminuar më shumë, deklaroi Joseph Da Grosa, një sipërmarrës amerikan dhe pronar i fondit të kapitalit privat ”General American Capital Partners”( GACP).

Shoqëria amerikane shpreson të arrijë një marrëveshje me klubin e Romës si një nga aksionerët kryesorë të klubit.

Vlen të përmendet se GACP bleu klubin e Bordosë në vjeshtën e vitit 2018.

Sidoqoftë, tifozët ishin të pakënaqur me menaxhimin, kështu që një vit më vonë klub francez ndryshoi pronarin e tij./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Turqia rikthen kufizimet në fundjavë
Artikulli tjetërMinistria e Shëndetësisë: Këshilla për parandalimin e përhapjes së COVID-19