Ballina Flash

SOFT NEWS – Edhe librat në… karantinë?

VJENË, 3 qershor /ATSH-ANSA/ – Biblioteka Kombëtare Austriake do të fusë në karantinë librat për të mbrojtur lexuesit nga infeksionet e koronavirusit, nëse kemi parasysh që ajo zotëron koleksionin më të madh të librave në vend.

Pasi institucioni të rihapet të hënën, në ish-pallatin perandorak në Vjenë, të gjithë librat e kthyer nga lexuesit do të mbahen në një dhomë të veçantë për të paktën 24 orë.

“Koha është një dezinfektues i shkëlqyeshëm për librat dhe kimikatet i ruajnë më së miri ata”, theksoi biblioteka në një shënim.

Të dhënat në internet të bibliotekës do të përditësohen në mënyrë që përdoruesit të shohin nëse librat e tyre të dëshiruar janë në raftet e tyre apo në karantinë./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUjësjellësi i ri i Kavajës/ Krali: Në maj të 2021 mbi 42 mijë banorë furnizim 24 orë me ujë të pijshëm
Artikulli tjetërGjonaj: Në maj morën asistencë juridike falas, 201 qytetarë