LONDËR, 2 qershor /ATSH-DPA/ – “Everton” njoftoi sot se mbrojtësi i tij, Yerry Mina nuk do të luajë përkohësisht, për shkak të një dëmtimi në këmbë.
Klubi njoftoi se javën e kaluar qëndërmbrojtësi 25-vjeçar pësoi një dëmtim të pjesshëm të muskulit.
Ai tha se Mina është tashmë në fazat e para të rehabilitimit, nën kujdesin e personelit mjekësor të klubit dhe gjendja e tij po përmirësohet./ /sara/






















