Ballina Flash

Sony shtyn prezantimin e PlayStation5

SEUL, 2 qershor /ATSH-AA/ – Sony ka shtyrë prezantimin e lojërave të PlayStation 5, i parashikuar për të enjten e ardhshme, 4 qershor.

“Kemi vendosur të shtyjmë prezantimin e PlayStation 5, të planifikuar për më 4 qershor”, theksoi kompania në Twitter.

“Derisa ne e kuptojmë se lojtarët në të gjithë botën janë të ngazëllyer për të parë lojërat e PS5, ne nuk mendojmë se tani është koha për të festuar dhe tani për tani ne duam të qëndrojmë prapa dhe të lejojmë që të dëgjohen zëra më të rëndësishëm”, thuhet në deklaratë.  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Bilanci i luftës kundër COVID-19 duhet të na bëjë krenarë”/ Heroike përgjigjja me profesionalizëm e bluzave të bardha
Artikulli tjetërBRUKSEL – BE: Pa reforma nuk ka fonde