Ballina Flash

Makinat ”Woodies” mbushin 100 vjeç

UASHINGTON, 1 qershor /ATSH-ANSA/ – Lindja e makinave ”Woodies” ishte pasojë e një evolucioni të rëndësishëm teknologjik dhe ato përfaqësuan një mënyrë për të vazhduar më tej ekspozimin e zejtarisë së konstruksioneve të përziera prej druri dhe çeliku, në krahasim me trupat metalikë plotësisht të salduar, që bënë debutimin e tyre në ato vite.

Kështu që kompanitë ”General Motors” dhe ”Ford” filluan të ofrojnë versionet ”Woodie”, të cilat gjithashtu iu referuan estetikisht motobarkave luksoze, makinave kabriole, por edhe vagonëve të trenave.

Në fillim të viteve ’40, prodhimi i tyre, i cili ishte plotësisht i punuar me dorë, dhe nuk ishte më i leverdisshëm, vazhdoi të ishte i pranishëm në SHBA për trajtime të tjera./  /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakINSTAT: 55% e vizitorëve në institucionet e trashëgimisë kulturore, turistë të huaj
Artikulli tjetërTabaku: Investimet e huaja, punësimi dhe zhvillimi ekonomik nuk janë prioritet i qeverisë