Ballina Flash

iPhone 11 celulari më i shitur në botë

ROMË, 31 maj /ATSH-ANSA/ – iPhone 11 është bërë telefoni inteligjent më i njohur në botë duke tejkaluar rezultatet e arritura një vit më parë nga iPhone XR megjithë epideminë e koronavirusit që kishte kontraktuar tregun.

Sipas analistëve të Omdia, iPhone 11 ishte telefoni më i njohur në një shkallë globale në tremujorin e parë të vitit, me shitjen e 19,5 milionë njësive.

IPhone XR kishte ndalur në 13,6 milionë njësi në tremujorin e parë të 2019.

Në vendin e dytë midis smartfonëve më të shitur në tre muajt e parë të vitit 2020 është Galaxy A51 i Samsung me 6,8 milion copë.

Redmi Note 8 dhe Redmi Note 8 Pro të Xiaomi ndjekin me përkatësisht 6,6 dhe 6,1 milionë smartphone./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Transporti i udhëtarëve duhet të mos taksohet sivjet edhe nga pushteti lokal”, Gonxhe për ATSH-në: Nuk do të ketë rritje të çmimit të biletave
Artikulli tjetërFondi i gjelbërimit/ Në Patos u mbollën 8500 pemë