Ballina Flash

SOFT NEWS – Një peshkop përsërit meshën e… Pashkëve!

BUKURESHT, 27 maj /ATSH-DPA/ – Një peshkop rumun përsëriti meshën e Pashkëve ortodokse për qytetarët që nuk mundën të merrnin pjesë në prill për shkak të masave të izolimit nga COVID-19.

Peshkopi Teodosie njoftoi se po përsëriste meshën sepse pandemia nuk lejoi që besimtarët të merrnin pjesë në Pashkën zyrtare ortodokse, më 19 prill.

Ai zhvilloi pjesët kryesore të këtij rituali, duke shërbyer nga një lugë të vetme për besimtarët dhe duke ndezur qirinjtë në fund.

Festimi, i quajtur “Pashkë 2.0”, tërhoqi një turmë të vogël njerëzish në katedralen Konstanca dhe në kisha të tjera në dioqezën e qytetit të Detit të Zi./ /sara/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLONDËR – Ulet ndjeshëm besueshmëria për Johnson si pasojë e skandalit Cummings
Artikulli tjetërReforma Zgjedhore/ Këshilli Politik mblidhet pasditen e së martës