Ballina Flash

Vdes maharaxhai i fundit indian

NJU DELHI, 26 maj /ATSH-ANSA/ – Murugadoss Theerthapathi, maharaxhai i fundit indian ende i gjallë pas pavarësisë së vendit, vdiq mbrëmë në pallatin mbretëror të familjes në Tamil Nadu, raporton agjencia e lajmeve IANS.

Princi Theerthapathi, 92 vjeç dhe pasardhësi i 31-të i dinastisë, ishte kurorëzuar në moshën shtatë vjeç.

Pas shpalljes së pavarësisë së vendit, roli i tij ishte në kryeministri dhe menaxhonte  shtatë tempujt më të rëndësishëm hindu në zonën e gjerë që dikur përbënte mbretërinë.

Në vitet 1920, babai i tij, Princi Sankara, vrau drejtorin e kolegjit ”Prince” duke mos i duruar dot komentet e tij raciste kundër komunitetit të tij.

Familja investoi në mbrojtje një pjesë të madhe të trashëgimisë së saj të madhe.  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGREQI – Franca merr 750 azilkërkues dhe të mitur nga kampet e migrantëve
Artikulli tjetërCOVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 1 humbje jete, 25 raste të reja në 24 orët e fundit