Ballina SPORT

Iniesta, kundër Iranit do të jetë si një finale

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ – “Pritet një tjetër finale. Kundër Iranit do të jetë një ndeshje, e cila nëse përfundon pozitivisht, do të na poziciononte mjaft mirë në renditjen e fazës së grupeve”, – u shpreh Iniesta në prag të ndeshjes kundër Iranit, e cila do të zhvillohet në Kazan Arena.

Asi spanjoll, duke komentuar rreth ndryshimeve në stolin e Spanjës përpara hapjes së Botërorit, u shpreh se “skuadra jonë është e bashkuar dhe këtë e ka treguar në vitet e fundit”.

“Njihemi prej shumë kohësh dhe mbi të gjitha kemi besim tek ajo se çfarë ne bëjmë.

Kundër Portugalisë shpërdoruam shumë raste për gol, por gjithashtu kemi një mbrojtje tepër të kolauduar”, – theksoi Andes Iniesta.

Në përfundim të fjalës së tij, ish-ikona e Barcelonës ritheksoi se në nivelin individual Spanja qëndron ende ndër më të mirat e botës./e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNuk kemi supermenë si Spanja, por mund të bëjmë super gjëra
Artikulli tjetërPEKIN – Kina vendos tarifa shtesë ndaj importeve nga SHBA-ja