Ballina Flash

Kurtit: Të gjithë punonjësit shëndetësorë të përfshihen në Pakon Emergjente

 

PRISHTINE, 8 maj /ATSH/ -Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës kërkon nga Ministria e Financave dhe Transfereve që të përfshijë në lista të gjithë punnjësit e shëndetësisë që punojnë  brenda hapësirave të institucioneve shëndetësore.

Përmes një njoftimi për media FSSHK, kërkon që të gjithë punonjësit e shëndetësisë të jenë përfitues të masës së 6 të pakos emergjente duke filluar nga: punëtorët e shërbimeve teknike, bartësit, sigurimi, sanitarët, punëtorët në kuzhinë , IT, punëtorët administrative të institucioneve shëndetësore, farmacistët, profilet jo mjekësore që janë staf i institucioneve shëndetësore deri tek infermierët dhe mjekët.

Menaxhuesit e institucioneve shëndetësore nuk duhet të bien nën trysni por ato duhet që ti dërgojnë listat e kompletuara të përfituesve nga Masa 6 e Pakos Fiskale Emergjente.

FSSHK apelon që të mos bëhet diskriminim ndaj punëtorëve shëndetësor siç është bërë muajin e kaluar e poashtu bën thirrje tek Qeveria nëse kanë dyshime të kërkohet nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike vlerësim në lidhje me rrezikshmërinë.

Për FSSHK-në është e papranueshme pastrimi i listave dhe presioni që po bëhet tek menaxhuesit e institucioneve shëndetësore pa dallim.

Pra edhe njëherë kërkojmë në mënyrë kategorike që të mos  ketë diskriminim tek punëtorët në sistemin shëndetësor./KosovaPress/ /e.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSPANJË – Prodhimi industrial bie 12% si pasojë e COVID-19
Artikulli tjetërRikonstruksioni i kanalit vaditës në Gjoricë, mundësohet ujitja e 230 hektarë tokë të kësaj zone