Ballina Flash

MUZIKË – Reperi Ty vdes nga COVID-19

NJU JORK, 8 maj /ATSH-DPA/ – Ty, reperi i famshëm në Britaninë e Madhe, i njohur për albumin e tij “Upwards” në vitin 2003, humbi jetën nga koronavirusi në moshën 47-vjeçare.

”Ty, i biri i emigrantëve nigerianë, emri i të cilit ishte Ben Chijioke, u pranua në një spital në fillim të prillit me COVID-19”, raportoi ”Guardian”.

Më vonë ai u vendos në gjendje kome të induktuar.

Sipas një faqeje për mbledhje fondesh “GoFundMe” të krijuar nga një mik i ngushtë, Ty u largua nga njësia e kujdesit intensiv më 19 prill.

Faqja mblodhi 20 000 dollarë për reperin dhe familjen e tij, por që atëherë nuk është përditësuar më.

Në vitin 2004, Ty u nominua për çmimin Mercury, për albumin më të mirë nga një artist britanik ose irlandez, për “Upwards “.

Ai publikoi tre albume solo pas “Upward”, më i fundit në 2018, përpara se të formonte grupin britanik “Kingdem” me Rodney P dhe Blak Twang në 2019. / /sara/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19/ Ndërron jetë edhe një pacient, viktima e 28-të në Kosovë
Artikulli tjetërAbuzimet me çmimet në tregje/ Braçe: Blini në Divjakë, jo tek të tretët