Ballina Flash

PSG dhuron 100 mijë euro në luftën kundër COVID-19

PARIS, 6 maj /ATSH-AA/ – Klubi futbollistik francez Paris Saint-Germain (PSG) dhuroi 100.000 euro për një organizatë humanitare në kuadër të luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Në njoftimin nga klubi thuhet se për të mbështetur luftën kundër COVID-19, PSG i ka dhuruar 100.000 euro organizatës ndërkombëtare humanitare “Aksioni Kundër Urisë”.

“Në këtë periudhë të vështirë hapësira e gjerë e Aksionit Kundër Urisë është më e rëndësishme se kurrë”, tha kryetari i klubit Nasser Al-Khelaifi.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAKU kontrolle dhe monitorime në të gjithë vendin, 2 gjoba në Tiranë dhe paralajmërime në Fier
Artikulli tjetërFRANCË – 278 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit