Ballina Bota

SPANJË – Sanchez: Heqja tepër e nxituar e kufizimeve do të ishte e pafalshme

MADRID, 6 maj /ATSH-AFP/- Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, tha sot se një heqje shumë e nxituar e kufizimeve do të ishte e pafalshme, përpara se të bindte deputetët për të zgjatur gjendjen e gatishmërisë në vend, një nga më të prekurit nga pandemia.

“Të injorosh rrezikun e epidemisë dhe të heqjen e gjendjes së gatishmërisë në një mënyrë të nxituar do të ishte një gabim absolut, total dhe i pafalshëm”, argumentoi Sanchez para deputetëve.

Falë deputetëve liberalëve të Ciudadanos dhe nacionalistëve baskë, gjendja e gatishmërisë, që veçanërisht kufizon udhëtime dhe që do të skadonte të shtunën në mesnatë, është zgjatur me dy javë, deri më 23 maj.

Kjo është hera e katërt që gjendja e gatishmërisë zgjatet.

Ajo i lejoi ekzekutivit spanjoll të vendosë më 14 mars kufizimin më të rreptë, i cili filloi të lehtësohej nga fundi i prillit.

Sipas vlerësimit të ri të publikuar sot nga Ministria e Shëndetësisë dhe që konfirmon ngadalësimin e theksuar të epidemisë, Spanja ka regjistruar 244 vdekje nga koronavirusi në 24 orë.

Në total, numri i vdekjeve është 25 857, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara ka tejkaluar 220 000./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTURQI – Koca: Epidemia e COVID-19 nën kontroll
Artikulli tjetërReforma Zgjedhore, Spiropali: Mazhoranca ka dashur gjithëpërfshirje edhe pse i ka votat për ta miratuar