PARIS, 4 maj /ATSH-DPA/ – Senati francez kundërshtoi planin e qeverisë për përfundimin e masave të izolimit kundër koronavirusit duke filluar nga 11 maji.
Dhoma e Lartë, e dominuar nga opozita konservatore, votoi me 89 vota pro dhe 81 kundër për të refuzuar planin e bërë nga kryeministri, Edouard Philippe. Votimi nuk ka efekt juridik.
Philippe theksoi se izolimi ka qenë thelbësor për të parandaluar mbingarkimin në shërbimet shëndetësore, por kostoja njerëzore, sociale dhe ekonomike është kolosale.
Megjithatë, udhëheqësi konservator i senatit, Bruno Retailleau akuzoi qeverinë se kishte shkatërruar besimin e publikut lidhur me qëndrimet e paqarta për përdorimin e maskave dhe testeve diagnostikuese. / /sara/























