Ballina Bota

SHBA – Dhoma e Përfaqësuesve thërret Jeff Bezos për veprimtarinë e ”Amazon”

UASHINGTON, 3 maj /ATSH-ANSA/- Dhoma ameikane e Përfaqësuesve kërkon të dëgjojë Jeff Bezos si pjesë e hetimit të vazhdueshëm të antitrustit për veprimtarinë e kompanisë ”Amazon”.

Seanca dëgjimore do t’i lejojë deputetët që t’i kërkojnë Bezos të përgjigjet mbi pretendimet të abuzimit të tregut, mangësive në trajtimin e punëtorëve në magazina dhe penalizimet për bizneset e vogla.

Vitet e fundit, disa drejtorë janë dëgjuar në Kongres, përfshirë Tim Cook nga ”Apple” dhe Mark Zuckerberg nga Facebook.

Deri më tani Bezos ka arritur të shmangë një audicion të tillë.

Ndërkohë, raporti tremujor disa ditë më parë zbuloi se të ardhurat e ”Amazon”-ës po ”fluturojnë” me koronavirusin që detyron miliarda njerëz në mbarë botën të rrinë mbyllur.

”Amazon”-i i Jeff Bezos mbylli tremujorin e parë me të ardhura deri 26% në 75,5 miliardë dollarë, mbi pritjet e analistëve dhe i barabartë me rreth 33 milionë në orë. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGastronomia shqiptare pjesë e fushatës promocionale të Organizatës Botërore të Turizmit
Artikulli tjetër“coronavirus.al”/ Deri tani janë shëruar 531 persona të prekur nga COVID-19