TIRANË, 18 qershor/ATSH/- Moti për ditën e sotme parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura.
Sipas shërbimit meteorologjik, baza e reve të ulta do të jetë 600 metër.
Gjithashtu, prej orëve të mesditës parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive.
Lokalisht pritet breshër i izoluar. Era me drejtim Veriperëndim-Veri 1-15 m/sek. Deti i forcës 4 me lartësi dallge 2.2 metra. Shikimi 5-20 km. Mjegullinë për shkak të reshjeve.
Temperaturat parashikohen:
Vendet Malore 14/27
Vendet e Ulta 16/32
Vendet Bregdetare 17/30 /a.g/











