Ballina Bota

RUSI – Publikohen arkivat e pushtimit të Berlinit në 1945

MOSKË, 2 maj /ATSH-DPA/ – Rusia publikoi pjesë të arkivit të saj historik ku tregohet pushtimi i Berlinit në 1945, për të shënuar 75-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Dokumentet, e vëna në dispozicion në internet nga Ministria e Mbrojtjes, japin detaje në lidhje me betejën e Berlinit, që zgjati disa javë, dhe përfshijnë raporte nga kreu i Forcave të Armatosura të Bashkimit Sovjetik në Gjermani, Georgy Zhukov.

“Çdo rrugë, çdo qark, çdo ndërtesë, apartament, dhomë dhe çdo bodrum është duke u mbrojtur ashpër nga armiku”, thuhet në njërin nga raportet.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, Rusia publikon rregullisht pjesë të arkivave të saj, me qëllim mbrojtjen e saktësisë historike. // sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSPANJË – Deficiti në rritje me 10,34% të PBB në 2020
Artikulli tjetërMADRID – Spanjollët më në fund të lirë për të shëtitur dhe për të bërë sport