Ballina Flash

SOFT NEWS – Gjermani që ”peshkon”… kruasantë dhe bageta!

TRIER, 24 prill /ATSH-DPA/ – Edhe në kohën e pandemisë së koronavirusit, Hartmut Fey nga rajoni kufitar gjerman i Saarlandit nuk mund të rrijë pa bagetat dhe kruasantët francezë.

Fey, 68 vjeç, i “peshkon” tashmë ato, tani që kufiri mes dy vendeve është i mbyllur.

Një shitëse buke në Carling, në anën franceze të kufirit, var bukën dhe kruasantët në një çantë dhe, me një shkop peshkimi, Fey i tërheq heq ato ”sipër” kufirit për në Gjermani.

“Kjo na dhemb të gjithëve këtu, pasi vendkalimi ynë i vogël kufitar nuk mund të përdoret më nga secila palë”, i tha Fey agjencisë DPA.

“Shpresojmë që kufiri të hapet përsëri shpejt”, shtoi ai.

Që nga mesi i marsit, një numër vendkalimesh të vogla midis Saarlandit dhe Francës janë bllokuar në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

Ideja për të ”peshkuar” për bukë dhe kruasante i erdhi pasi ai vetë është peshkatar.

“Mendova se kjo është një mënyrë e shkëlqyeshme për të përçuar mesazhin tim në një mënyrë argëtuese”, thotë Hartmuti./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPensionet në banesë, Prefekti Aliaj për ATSH-në: 341 vetëm ditën e sotme
Artikulli tjetër“Jemi në duart e mjekëve”/ Majko: Askush nuk ka interes të mbajë njerëzit mbyllur, kjo është luftë me jetën